Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas mos-përmendjes së figurave kyçe për shpalljen e pavarësisë së Kosovës përgjatë seancës së Kuvendit sot nga ana e krerëve shtetërorë.
Përmes një postimi në “Twitter”, Citaku ka thënë se historia nuk mund të rishkruhet, teksa ka publikuar një fotografi të vjetër të ish-presidentit Hashim Thaçi
“Historia nuk mund të rishkruhet! #Kosova14”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
Kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani në fjalimet e tyre në Kuvend në 14 vjetorin e pavarësisë, as sa për kujtesë historike, nuk kanë përmendur Hashim Thaçin dhe Fatmir Sejdiun, që ishin në krye të institucioneve të Kosovës, kur u shpall pavarësia në vitin 2008.