ZRRE është e obliguar me ligj të përcaktojë tarifa që e reflektojnë koston e ofrimit të energjisë tek konsumatorët dhe të dizajnojë tarifa që e nxisin efiçiencën e energjisë.
Struktura tarifore me blloqe i favorizon konsumatorët që e kursejnë energjinë. ZRRE ka propozuar dy blloqe për konsumatorët shtëpiak. Blloku i parë, për konsumin deri në 600 kWh, e reflekton energjinë që mund t’i alokohet çdo konsumatori në bazë të nivelit të prodhimit që mund ta ofrojnë kapacitetet vendore. Ky nivel i konsumit mund të ofrohet çmim të përafërt me tarifën ekzistuese. Kur një konsumator konsumon më shumë se 600 kWh, atëherë për të mbuluar konsumin mbi 600 kWh duhet të blihet energji nga importi. Për këtë arsye, çmimi i energjisë mbi 600 kWh duhet të reflektojë çmimin e importit.
Ministria e Ekonomisë ka ndarë 75 milionë euro për të zbutur ndikimin e kizës energjetike në tarifat e energjisë elektrike. Subvencionet paraqesin të ardhura për sektorin që nuk është e nevojshme të mbulohen nga tarifat e energjisë elektrike dhe, rrjedhimisht, zbusin rritjen e tarifës së energjisë elektrike.
Kështu, nëse të hyrat shtesë që duhet të mbulohen nga rritja e tarifave janë 132.7 milionë euro dhe Qeveria do të mbulojë 75 milionë euro, kjo nënkupton që ndryshimi efektiv që duhet të mbulohet nga tarifat e reja është€57.7 milionë euro, shkruan lajmi.net.
Ndikimi i subvencionit të qeverisë ulë presionin për rritjen e tarifës si më poshtë:
Tarifa për konsumatorët biznesorë mbetet me 0% rritje;
Tarifa për konsumatorët shtëpiak mbetet me 0% rritje deri në konsumin prej 600 kWh;
Tarifa për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh reduktohet nga 0.21 eur/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.09 eur/kWh për energjinë e konsumuar jashtë saj në 0.14 eur/kWh për energjinë në tarifë të lartë dhe 0.06 eur/kWh për energjinë jashtë saj.
Subvencioni i dhënë nga Qeveria efektivisht ndikon që tarifat e konsumatorëve biznesorë të mos pësojnë rritje dhe faturat për konsumatorët shtëpiak të mos rriten për konsumin që mund të ofrohet me tarifën ekzistuese nga kapacitetet vendore në Kosovë (deri në 600 kWh për muaj).
Rritja e tarifës pas subvencionit ndikon në rritje të faturës në vlerë prej 12.31 europër konsmatorin me 800
kWh në muaj dhe 24.62 euro për konsumatorin me 1000 kWh në muaj.