Rinumërimi i votave të 28 dhjetorit, krahas kandidatëve për të cilët është vjedhur më së shumti ka shpalosur edhe kandidatët të cilët kanë pësuar më së shumti. Janë dhjetëra kandidatë nëpër subjekte politike që humbën qindra vota nga veprimet e manipuluesve
Arian Tahiri, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, pësoi më së shumti nga manipulimi me vota.
Tahirit, nga rinumërimi i votave deri më tani, i janë rikthyer 878 votat e vjedhura.
Më së shumti vota, nga të dhënat e KQZ-së deri në orën 16, përveç Tahirit te PDK-ja u janë vjedhur edhe tre kandidatëve të tjerë për deputetë: Uran Ismailit 663 vota, Përparim Grudës 567 vota e Abelard Tahirit 499 vota.
E nga LDK-ja, më së shumti vota iu vodhën Paris Gurit, gjithsej 429.
Top pesëshen e kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së, që pas rinumërimit iu kthyen votat e vjedhura, e plotësojnë Ukë Rugova me 189 vota, Armend Zemaj me 137, Festim Kabashi me 126 vota e Jasemin Bujari me 121.
Kurse, më të dëmtuarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje janë Alban Bajrami me 298 vota të vjedhura e Hajrullah Ceku me 252 vota. Bajramin e Çekun e pasojnë Shqipe Mehmeti-Selimi me 171 vota, Fatos Geci me 170 vota e Arben Vitia me 155.
Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, më së shumti vota i janë vjedhur Agim Çekut – 98 sosh. Ai pasohet nga Daut Haradinaj me 50 vota të vjedhura, Arton Demhasaj me 43 e Diellza Kukaj me 37.
Deri pasditen e së hënës, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë rinumëruar 69.18 për qind e 2 mijë e 557 vendvotimeve.
E zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se planifikojnë që i gjithë procesi i rinumërimit të përmbyllet deri të shtunën.
Por sipas Elezit, shpallja e rezultateve përfundimtare e certifikimi i tyre varet nga procese të tjera.
“Mbetet të shihen nëse do të ketë fillimisht ankesa dhe pastaj natyra e tyre dhe sigurisht edhe vendimmarrja e institucioneve që i ankojnë këto ankesa, PZAP dhe Gjykata Supreme. Se sa kohë pastaj i duhet KQZ-së për të certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve nga shpallja e tij kjo varet krejtësisht nga ankesat që paraqiten në këto institucione dhe vendimmarrja e tyre”, tha Elezi.
Gjetjet gjatë rinumërimit të disa vendvotimeve bënë që KQZ-ja të vendosë për hapjen e të gjitha kutive të votimit. Nga hetimet e deritanishme të zhvilluara nga Prokuroria në Prizren, 22 komisionerëve e një vëzhguesi u është caktuar paraburgim prej një muaji.



Të tjera
Aktuale
64 të burgosur kërkuan vjet falje të dënimit – Presidentja nuk e fali asnjërin
64 kërkesa nga të burgosurit për
Aktuale
Zgjedhjet e fundit ishin goditje për LDK-në”, Avdullah Hoti për 28 dhjetorin
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e
Showbiz
Alaudin Hamiti me paralajmërim se do t’i habisë në prag të prime-it
Prezantuesi i “BBVK”, Alaudin Hamiti, ka