Kur tumoret e trurit janë shumë të vogla, disa njerëz mund të mos përjetojnë asnjë simptomë sepse ato janë aq minimale sa nuk vihen re.
Ndërsa tumoret e trurit rriten, shenjat dhe simptomat mund të ndryshojnë dhe varen kryesisht nga vendndodhja e tumorit brenda trurit, madhësia e tij dhe sa shpejt rritet, shkruan The Independent.
Disa nga shenjat dhe simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga tumoret e trurit përfshijnë dhimbjet e kokës, konvulsionet si dhe vështirësi në të menduarit, të folurit ose gjetjen e fjalëve. Edhe ndryshimet në personalitet ose sjellje, vështirësitë me ekuilibrin ose marramendjen, ndryshimet shqisore si vështirësi në dëgjim, vështirësitë në shikim ose humbjet e nuhatjes janë po ashtu simptoma të tumorit të trurit.
Po ashtu, pjesë në këtë listë bën edhe humbja e kujtesës, konfuzioni në çështjet e përditshme ose çorientim si dhe lodhja dhe dobësimi i muskujve.
Shenja dhe simptoma të tjera të mundshme mund të përfshijnë lëvizje jonormale të syve, probleme me gëlltitjen, probleme me ecjen, dobësi ose rënie të njërës anë të fytyrës, humbje të oreksit ose humbje peshe dhe të folur të paqartë.



Të tjera
Lajme
Osmani për dekretin: S’jam pejgamber që të mos bëj gabime për atë ekziston Gjykata Kushtetuese
Derisa po flet për dekretin që
Aktuale
Osmani: Për shpërndarjen e Kuvendit vendosa pasi u konsultova me dhjetëra juristë brenda e jashtë kabinetit tim
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha
Lajme
Mustafa i drejtohet VV-së: A është e kapur Kushtetuesja nga opozita
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës,