Shpend Ahmeti, ish kryetar i Prishtinë, në Pressing në T7 është deklaruar rreth krizës politike të krijuar në vend, duke dhënë komentet e tij për mundësitë e krijimit të qeverisë së re, shkruan Gazeta Express.
Ahmeti ka thënë se opsioni që ka mbete është një koalicion mes VV dhe PDK-së, megjithatë ka gjasa të vogla sipas tij.
Tutje, Ahmeti ka deklaruar Kurti s’është i sigurt ende që partitë opozitare s’mund ta bëjnë qeverinë e re, sepse përndryshe, sipas tij, Kurti do ta ndërronte emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
‘‘Për mua i vetmi opsion që ka mbet me një gjasë të vogël është VV-PDK, nuk po shoh gatishmëri të opozitës. Gjasë të vogël thash, përndryshe shkohet në zgjedhje. Çka po pengon mu është në vend që me lu qet lojë e me dal dje Albulena e me thanë ‘’me 12 tetor hajt ti mbajmë bashkë’’, unë kisha dal kisha se kem marrëveshjen, interesi jonë është me shku zgjedhjet prapë, se nuk po mendoj që arrihet. E jo kështu diqysh gjithmonë me ta lanë që unë jam tu punu, jo unë i kam numrat. Unë mendoj që hala nuk është i bindur që opozita s’mundet me bë, se me ditë që s’mundet me bë opozita, e kapërcejmë edhe këtë hap. Albin Kurti me qenë i sigurt që se bon as opozita, mendoj që e kish ndrru emrin kishim kaluar e kishim zgjedh kryetarin e kuvendit’’, ka thënë ai mes tjerash.



Të tjera
Uncategorized
Metier Weddenschap En Early Selection Madison Casino • BE Register & Win
Mega gokcasino netwerk antioftalmische factor massieve
Uncategorized
Gamey Natural Selection Astatine JL77 Gambling Casino New Zealand Claim Free Spins Guts Online Casino
Pros and bunco game of DreamPH
Uncategorized
Slot Czasowy Urok Kasyno Hazardowe region europejski Claim Free Spins https://pl-sapphirebet.com
Jak długo przewidująco ćwiczyć wspinać się