Për një anije për pastrimin e liqenit akumulues të cilën Komuna e Mitrovicës pretendon që ende nuk e ka blerë, po dyshohet për shkelje të kontratës dhe bashkëpunim të familjarëve të kryesueses së Kuvendit Komunal me kompaninë që fitoj kontratën
Pastërtia nuk është në nivelin e kënaqshëm në liqenin artificial të Mitrovicës.Për këtë kjo komunë ka vendosur që të blejë një pajisje për pastrimin e barit.
E një person i cili ka vendosur të jetë anonim, thotë se janë bërë disa shkelje te kontratës gjatë blerjes së saj. Gazeta ka siguruar edhe kontratën e kësaj blerjeje, e aty vërtetohet se janë pikat të cilat ankuesi pretendon se janë shkelur.
Se është e përdorur nuk mund të vërtetohet, por e ngjyrosur është.
Gjithashtu, pikë e rëndësishme është që të nënshkruhet edhe nga menaxheri i kontratës.
Ai është Rexhep Hajdari, për të cilin televizioni mëson që nuk e ka nënshkruar këtë kontratë duke aluduar tek shkeljet qe janë bërë në të.
I njëjti gjatë tërë ditës e kishte telefonin e ndalur.
Gazeta me të mbledhë gjitha informatat, sqarime kërkoi edhe nga komuna.Nënkryetari Arian Tahiri nuk pranoi të fliste, njëjte sikurse edhe zyrtarët të tjerë të komunës.
Ajo që hapi telefonin ishte Vesa Broja, e cila mohoi akuzat në drejtim të saj.Gjitha këto, disa orë më vonë i mohoi edhe komuna e Mitrovicës , me anë të një përgjigjeje me shkrim.Aty u tha që Rexhep Hajdari ende nuk e ka nënshkruar kontratën dhe çmimi i saj është afro 100,000 mijë euro.
Gjithashtu në përgjigjeje u mohua edhe bashkëpunimi me xhaxhain e Vesa Brojës.
Anija e cila tashmë gjendet tek liqeni dhe mbanë emrin e komunës, madje edhe është vënë në përdorim sipas një video që ka publikuar portali “Jepi Zë”, komuna në përgjigjen e saj mohon të që të jetë pronë e saj.
Komuna nuk ka dhënë sqarime se kur do të ketë përgjigje përfundimtare se si do të veprohet me këtë kontratë./Botapress.info/