Një autokolonë ushtarake ruse është rrugës për në Kiev që nga ditët e para të luftës në Ukrainë. Kolona fillimisht ishte 5 kilometra, dhe më pas u rrit në 64 kilometra. Megjithatë, kolona e madhe ka ngecur prej ditësh.
Imazhet satelitore tregojnë se kolona mezi po bën ndonjë përparim. Një nga arsyet për këtë është se ushtria ukrainase është e pozicionuar mirë dhe nuk po lejon vazhdimësinë e saj me sulme të vazhdueshme.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/03/yukljh.jpg)
Rusia duket se ka ndërruar strategji dhe nuk po tenton të niset në drejtimin e nisur. Pamjet nga sateliti tregojnë se trupat e kolonës janë zhvendosur në pyje dhe zona të mbuluara me pemë pranë Lubyanka, shkruan Botapress.info.
Shpërthim i fuqishëm në Kroaci, dyshohet se u rrëzua një dron nga Ukraina
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/03/uiouiuio.jpg)
Aty pranë u vendosën obucerët për të hapur zjarr. Në veri të bazës ajrore Antonov në Hostomel , automjetet ushtarake ruse mund të shihen të parkuara në rrugët e banimit në qytetin Ozera, rreth 27 kilometra në veriperëndim të Kievit.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/03/56ytutyyt.jpg)
Imazhet tregojnë gjithashtu artileri të tërhequr dhe automjete të tjera duke u strehuar në një vend të rrallë pemësh afër Lubyanka.
Në Berestyanka, disa kamionë cisternë dhe disa raketahedhës janë pozicionuar në një fushë pranë pemëve.Në juglindje të Ivankiv, në fund të kolonës së madhe, disa kamionë dhe pajisje mund të shihen ende në rrugë./Botapress.info/
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/03/78ouioiu.jpg)