Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur pak më parë në Prishtinë.
Një helikopter ka zbritur pikërisht në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Edhe pse nuk është raportuar ndonjë ngjarje e veçantë për ditën e sotme në QKUK, në një video të dërguar në lajmi.net shihet helikopteri në drejtim të QKUK-së.
Madje sipas qytetarëve në këtë rast helikopteri në fjalë veçse ka ndaluar në QKUK, duke mos u ditur se pse.
Lidhur me këtë ndalesë nuk është dhënë ndonjë detaj, teksa hamendësohet se mund të ketë ndonjë person të sëmurë e që duhet intervenuar më shpejtë.
Besnik Gashi