Një person i dyshuar është arrestuar nën dyshimin për dhunimin e një vajze.
Rasti në polici është hapur si “dhunim” dhe ka ndodhur në Klinë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNIM/Klinë 10.09.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Viktima dyshohet se është dhunuar rreth një muaj më parë, por sipas policisë për shkak të frikës nuk e ka raportuar rastin në polici deri dje. Ajo në polici është paraqitur së bashku me prindin e saj.