Avokati kosovar Tomë Gashi ka bërë publike një letër të tij drejtuar Prokurorisë Speciale të Kosovës për klientin e tij ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn lidhur me raportimet se ndaj Berishajt është ngritur një kallëzim penal.
Gashi letrën e tij ia ka dërguar Prokurorisë më 25 janar derisa ajo është protokolluar me datën 27.
Në këtë shkresë, avokati Tomë Gashi e njofton Prokurorinë Speciale se Martin Berishaj gjendet në Kosovë dhe se është i gatshëm që të paraqitet në Prokurori Speciale lidhur me këtë çështje.
Gashi në fund të shkresës së tij thotë se do të kërkonte mirëkuptimin e Prokurorisë Speciale për një përgjigje të shpejt meqë bëhet fjalë për “personalitetin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj”./Botapress.info/