Gati 40 dronë u rrëzuan në të gjithë vendin mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm, thanë forcat e armatosura të Ukrainës.
Në jug rreth porteve të Odesa dhe Mykolaiv, 26 dronë kamikazë u kapën, ndërsa në Ukrainën veriore dhe qendrore, që përfshin Kievin, 11 u nxorën me sukses. Në të njëjtën kohë, tre raketa lundrimi në Ukrainën lindore u kapën gjithashtu.
NATO-ja mban stërvitje “të rregullta” për mbrojtje bërthamore
Por çfarë janë dronët kamikazë?
Dronët kamikazë janë armë të vogla ajrore të cilat asgjësohen pasi godasin objektivin.
Ndryshe nga dronët e tjerë, të cilët supozohet të kthehen në shtëpi pas hedhjes së raketave, dronët kamikazë janë njëpërdorimësh.
Emri rrjedh nga pilotët japonezë që dolën vullnetarë për të rrëzuar aeroplanët e tyre në misione vetëvrasëse në Luftën e Dytë Botërore.
Presidenti Zelensky ka akuzuar më parë Rusinë për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani. Irani mohon furnizimin e tyre, ndërsa Rusia nuk ka komentuar, /Euronews albania