FIFA kishte nënshkruar kontratë me gjigantin e birrave “Budweiser”, mirëpo kumtoi lajmin se ndalohet alkooli vetëm dy ditë para fillimit të Kampionatit Botëror.
Kontrata mes FIFA-s dhe Budweiser ishte në vlerë rreth 75 milionë euro, teksa kompania veçse ishte bërë gati për shitje dhe kishte sistemuar produktet në Katar, mirëpo birra tashmë nuk mund të shitet.
“Epo, kjo është e çuditshme,” shkroi kompania në Twitter pasi mësoi për ndalesën e birrës.
Budweiser e gjen veten me magazina të mbushura me birrë, të cilat nuk di si ta asgjësojë, kështu që ata kanë vendosur t’ia japin atë vendit që fiton turneun e madh kombëtar.
“Ditë e re. Lajmi i ri. Vendi fitues merr ‘Buds’. Kush do të jetë?” postuan në Twitter gjiganti i birrës.
Ajo që pritet të ndodhë, megjithatë, është që marka e birrës do të përfundojë duke paditur FIFA-n, pasi kanë nënshkruar një kontratë ekskluziviteti me ta. Përveç kësaj, ata gjithashtu mund të akuzojnë Katarin për shkeljen e marrëveshjeve të nënshkruara me FIFA-n që i detyron ata të “respektojnë kontratat me sponsorët”./Botapress.info/