Mbrëmjen e kaluar banorët u vendosën sërish përballë një sfide. Këtë herë, sfida përkonte në gjetjen e profesionit të një personi përkatës.
Në një enë të qelqtë, Vëllai i Madh futi disa emra të njohur, emra shkrimtarësh, filozofësh, shkencëtarësh, këngëtarësh, regjisorësh, aktorësh etj.
LEXO EDHE:
Chollet shihet me Lajçakun pak ditë pas Ohrit, flasin për dialogun e rrugën drejt BE-së
Banorët duhet të merrnin nga një letër dhe të gjenin se cili ishte personi në fjalë dhe çfarë profesioni ka ai. Nëse dikush prej tyre nuk e dinte përgjigjen, apo përgjigjej gabim, letra iu pasonte dikujt tjetër.
Loja zgjati për përreth 1 orë. Të gjithë banorët të mbledhur në dhomën e ndenjes nisën lojën me pyetje, ndërsa fitues u shpall Bledi, si banori që gjeti më shumë përgjigje të sakta, krahasuar me të tjerët.
Ai do ketë një avantazh në lojë, gjë që do të bëhet e ditur në spektaklin e sotëm.