Edhe pak orë kanë mbetur deri në momentin vendimtar për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit ose për shkuarjen e Kosovës në zgjedhje të parakohshme.
Nesër, më 5 mars, është afati i fundit që në Kuvendin e Kosovës kandidati për president të sigurojë 80 vota në njërin prej raundeve, përndryshe vendi mund të përballet me proces të ri zgjedhor.
Pavarësisht përpjekjeve dhe takimeve të shumta, partitë politike në vend nuk kanë arritur ende të gjejnë konsensus mes vete.
Në media është raportuar se sot përsëri kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takoj kreun e PDK-së Bedri Hamzën dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Ky do të jetë takimi i tretë me Hamzën dhe i katërti me Abdixhikun për çështjen e njëjtë, derisa takimet e para nuk sollën asnjë rezultat apo marrëveshje politike mes tyre.
Nga takimet mes tyre, burime të mediave kanë thënë se Kurti ka propozuar për President Glauk Konjufcën, ndërsa nuk dihet nëse PDK dhe LDK i kanë ofruar mbështetje.
Qytetarët në vazhdimësi po i kërkojnë Kurtit që ta propozoj edhe për një mandat Presidenten aktuale, Vjosa Osmanin e cila e ka shpallur edhe publikisht dëshirën e saj për edhe një mandat tjetër, por duket se nuk ka gjetur mbështetje nga Kurti.
Sinjali ka kontaktuar edhe me akterë politikë nga pozita dhe opozita për të konfirmuar këto takime, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Ende nuk dihet as se kur do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit dhe as nëse janë mbledhur 30 nënshkrimet e nevojshme për një kandidat.
Situata e deritanishme për çështjen e presidentit po kritikohet për faktin se asnjëra nga partitë politike nuk ka propozuar ende zyrtarisht një emër të vetëm si kandidat për këtë pozitë.



Të tjera
Aktuale
Presidenca dërgon komentet në Kushtetuese në mbrojtje të Dekretit për shpërndarje të Kuvendit
Zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, ka
Lajme
Kuvendi “i ngrirë” nga Kushtetuesja, Zulfaj akuzon opozitën për bllokadë
Këshilltari i kryeministri Albin Kurti, Jeton
Lajme Showbiz
Kanosje dhe armë ilegale, Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit për Gjestin
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar