Opinionisti Ilir Deda ka folur në lidhje me zgjedhjen e presidentit të Kosovës, që pritet të bëhet në mars të këtij viti.
Ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka treguar disa hapa që duhet të ndiqen nga partitë politike.
“Kosova deri sot gjithmonë e ka pasur një lloj marrëveshje të partive politike për presidentin apo presidenten. Për ta parë si do të sillet z.Kurti, duket të shohim a do të fillojë procesi i konsultimit me partitë politike për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së re”.
“Në atë diskutim sipas meje duhet të jetë shumë i rëndësishëm një lexim i drejt i turbulencës ndërkombëtare e cila po ndodh, në bazë të cilit duhet ditur që presidenti apo presidentja duhet të ketë dije të mirë në politikën e jashtme”.
“Në bazë të këtyre dy të parave vendosin partitë a duan të vazhdojnë me Vjosën, apo duan ta gjejnë një kandidat tjetër”, u shpreh ai.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në