Eksperiment i gabuar që do t’i bëjë dëm procesit mësimor”. Kështu e quajtën sindikalistët e Arsimit planin qeveritar të sigurimit me subvencionim të librave për nxënësit.
Në takimin e së hënës që u thirr nga SBASHK për ta diskutuar këtë çështje, u tha se vonesa në sigurimin e teksteve shkollore do të ketë gjithsesi dhe se ato nuk do të jenë gati më 1 shtator, kur nis mësimi.
Shkak për këtë thanë se është mënyra e zgjedhur e aplikimit, përmes E-Kosova.
Për këto punë, sindikalistët e SBASHK u ankuan që ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk po i takon e as nuk po komunikon me ta, njofton Klan Kosova.
Kur kjo ndodhi një herë, në pritje të një mysafiri, si duket s’pati fort qejf në të.
Jasharaj tha se nuk do të ketë grevë të mësimdhënësve në arsim, pasi ajo do të gëzonte qeverinë, për të mbuluar, siç tha, dështimet e saj.
Ani se tash jo, një sihariq edhe mund t’i shkojë ekzekutivit, më vonë.