Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që lidh martesë tjetër derisa është i martuar, dënohet me burgim deri në një vit, shkruan Gazeta Botapress.
Në nenin 237 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, saktësohet vepra penale kundër martesës dhe familjes, që është ‘bigamia’.Sipas këtij neni, pika 1 thotë se kushdo që lidh martesë tjetër derisa është i martuar, dënohet me burgim deri në një (1) vit.
Ndërsa pika dy e këtij neni thotë se kushdo që lidh martesë me personin për të cilin e di se është i martuar, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni.
Nëse pas kryerjes së veprës penale nga ky nen, martesa e mëparshme nuk është më e vlefshme, është prishur ose është ndërprerë, ndjekja penale për veprën nga ky nen nuk fillohet,
e nëse ndjekja është filluar duhet të ndërpritet.
Përveç këtij neni, në këtë kapitull të Kodit Penal, ka edhe nene tjetra ku saktësohet se çfarë ndodhë me personat që kryejnë vepra penale kundër martesës dhe familjes. /Botapress.info/