Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi Osmani ka ftuar partitë për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve lokale.
Ai ka thënë se ky takim është brenda afatit ligjor, mirëpo sipas tij ky proces ka mundur të nis më herët. Kjo për shkak se do të kishte më shumë data në dispozicion.
“Presidentja Osmani i paska ftuar subjektet politike në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Edhe pse kjo është brenda afatit ligjor, procesi ka mundur të iniciohej shumë më herët – prej muajsh – për të pasur më shumë fleksibilitet dhe më shumë data në dispozicion.”
Cakolli ka thënë se janë 7 të diela të mundshme kur mund të mbahen zgjedhjet.
“Tashmë kanë mbetur vetëm 7 të diela të mundshme (nga 14 sa ishin në total) kur mund të mbahen zgjedhjet lokale.”
Bëhet fjalë për 5 tetor, 15 tetor, 19 tetor, 26 tetor, 2 nëntor, 9 nëntor dhe 16 nëntor.



Të tjera
Lajme
Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor
Gjatë ditës së sotme me vendim
Aktuale
Vendimi final për ish krerët e UÇK-së në shtator, çka ndikoi që shpallja e aktgjykimit të shtyhet?
29 mijë e 238 faqe është
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një