Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar ndaj një shkrimi të zëdhënësit të qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, i cili ilustroi ‘shokët e ish-emisarit Grenell’, edhe me fotografinë e gazetarit.
“Per te gjithe ata qe merren me media, kjo cfare po ben zedhenesi i qeverise eshte nxitje direkte ndaj gazetareve. Zedhenesi po i fton krejt militantet e krejt trushperlaret”, shkruan Buzhala.
Ndërkohë në një postim që herë e fshiu – herë e riktheu, zëdhënësi i Qeverisë Kurti, duke komentuar postimet e Grenell në Tëitter, tha se ‘krejt këto janë bërë duke qenë në kontakt me shokët e tij në Kosovë’.
Shkrimi i Kryeziut:
Brenda 24 orëve, ish-emisari Grenell ka shkruar 25 herë në Tëitter për situatën në veri të Kosovës. Ai e quan kryeministrin Kurti radikal e fashist dhe nxitës të konfliktit, vendimet për targa dhe dokumentet në kufi si vendime të njëanshme dhe të padrejta për serbët dhe Serbinë, ndërkaq që kritikon Sekretarin amerikan të Shtetit Blinken për takimin dhe fjalët e mira që ka thënë për kryeministrin Kurti. Krejt këto duke qenë në kontakt me shokët e tij në Kosovë të cilët i kanë thënë se “asnjëherë në 15 vitet e fundit nuk ka qenë kështu” dhe që janë shumë të zemëruar me Kurtin.