Gazetari Berat Buzhala ka thënë se kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj në asnjë moment nuk ka qenë duke u fshehur nga Policia e Kosovës.
Buzhala ka treguar se sot gjatë ditës ka ndenjur me Molliqajn në një nga kafenetë më të populluar në Prishtinë. Ai tha se kur kanë dalë nga aty i kanë parë disa policë, madje edhe i kanë përshëndetur.
Ndryshe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj u arrestua dhunshëm pak më herët në oborrin e televizionit T7, ku kishte shkuar si i ftuar në emisionin Pressing për të diskutuar rreth protestës që u mbajt të shtunën, transmeton Botapress.info