Gazetari Berat Buzhala ka bërë një reagim pasi gjatë ditës është publikuar një montazh kinse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai është “top gazetar”, duke ia shpërndarë atij një postim në rrjetin social “Twitter”.
Buzhala, i cili kohëve të fundit ka pasur kritika ndaj Qeverisë Kurti për zhvillimet në veri, u shpreh se një gjë e tillë është false.
Ai shtoi se ky montim është tentativë e lodhët e njerëzve që janë të afërt me pushtetin, për t’ia dëmtuar atij kredibilitetin.
“Kjo eshte fake, nje tentative e lodhet e njerezve te afert me pushtetin me ma demtu kredibilitetin. Vucic nuk i ka bo share postimet e mia”, shkroi Buzhala në Facebook.
“Ai eshte pergjegjes per vrasjen e gjyshit e gjyshes teme, ama kjo nuk e ben Albin Kurtin kryeminister te mire. Per bese vec lodheni, po nejse”, shtoi ai.