Escobar, ne nje interviste per gazeten Reporteri, tha qe duhet te arrihet marreveshja Kosove – Serbi, se pervec tjerash Kosova po zbrazet.
Ama Escobar nuk e din nje gje, per dallim prej herave te tjera, ne vitin e fundit vendi po zbrazet, ne menyre qe te mbushet. Pra, qytetaret e Kosoves po shkojne ne gyrbet per me marre pare, per me ardhe ne Kosove, per me i harxhu, sepse ne menyre ekstreme eshte rrite besimi ne Kosoven, qe prej kohes kur LVV ka fitu.
Pra, teorikisht, ne ma shume na konvenon mos me u arrite marreveshja, ne menyre qe na krejt me dale jashte, edhe me ardhe vec veres me harxhu pare ketu.
Sa banore i ka Kosova?
Hmmmm, varet per cilen stine e ki fjalen. Prej Shtatorit deri kah qershori s’ka asnjo, mandej ne korrik e ne gusht 3 milion.
A ku’ton z. Esko?