Gazetari Berat Buzhala, ka shkruar një shkrim në lidhje me një komunikatë të lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), për pesë vjetorin e ndarjes nga jeta të aktivistit të tyre, Astrit Dehari, shkruan Gazeta Botapress.
Me anë të një postimi në Facebook, Buzhala ka thënë se çfarë është ky titull i agjendës ku shkruhet ‘Agjenda për pesë vjetorin e Astrit Deharit’.
“Titulli: Agjenda per pesevjetorin e Astrit Deharit. Cka eshte pesevjetori i Astrit Deharit? Cfare pesevjetori? I lindjes, i vdekjes, i vrasjes, i vetevrasjes? Pse nuk po tregoni, meqe po e shenoni si date, se cka ka ndodhe para 5 vjeteve? Pse nuk po thoni: Pesevjetori i vrasjes se Astrit Deharit? Pse po e leni vjerre? Apo e dini qe tash tjeret pritojne me e analizu nje komunikate te tille morbide, edhe ai propagandisti qe e ka formulu thote “leje qishtu” se as vete nuk jemi te sigurte se cka ka ndodhe, ama na ka sherby per me bo propagande”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që Astrit Dehari u nda nga jeta më 5 nëntor të vitit 2016 në burgun e Prizrenit. /Botapress.info/