Gazetari Berat Buzhala në një postim në Facebook ka thënë se ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic kishte qenë duke i shërbyer qëllimeve serbe në Ballkan, transmeton Gazeta Botapress.
Pas 12 orë diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi votoi mosbesimin ndaj Qeverisë së Dritan Abazovicit, një orë pas mesnatës së 20 gushtit.
”Dritan Abazoviçi u ngjit ne pushtet si jugosllav, deshiroi te mbetet ne pushtet si shqiptar, por ne fakt ai po i sherbente qellimeve serbe ne Ballkan,” shkroi ai.
Buzhala edhe ditën e djeshme foli rreth çështjes së kryetarit të partisë URA. Ai kishte thënë se ky i fundit do të hyjë në histori si klloshari më i madh i politikës në Ballkan.
Qeveria e udhëhequr nga Dritan Abazovic u rrëzua pas mocionit të mosbesimit të ngritur nga partia e Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Milo Djukanovic.
I gjithë ky destabilitet në vendin fqinj të Kosovës erdhi pasi Abazovic nënshkroi marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe. /Botapress.info/