sh-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thënë se është inkurajuese të shihet që Gjermania iu është rikthyer përpjekjeve për të rinisur dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, në një kohë të veçantë për sigurinë e Evropës.
Bushati thotë se pas shumë vitesh negociata, procesi duhet të finalizohet me një marrëveshje që në qendër ka marrëveshjen reciproke, dhe e cila do të qartësonte rrugën evropiane për Kosovën dhe Serbinë.