Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka kërkuar përballje televizive ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçlës.
Ramadani, i ka kërkuar debat Sveçles, për mënyrën se si ky i fundit ka qeverisur.
Postimi:
Xhelal Sfeçla si ministër tash e 5 vjet, a je i gatshëm me dhënë llogari se qysh ke qeverisë?
Kam shumë për të thënë. Hajde i çelim letrat se si e keni qeveris Ministrinë e Policinë… Hajde debatojmë!
Bëju gati mirë, sepse populli do të habitet çka do të kuptojnë për qeverisjen e këtyre viteve!
Profesionalisht, jo veç politikisht!
Duhet përballje televizive për qeverisjen e MPB-së! Kjo do të ishte mëse e domosdoshme.
Mos u fsheh. Dil!



Të tjera
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në
Lajme
Kica i reagon Kurtit për “diellin dhe shiun”: Moti e kam kuptu qe ky zgjidhjet i pret nga qielli
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Gola në Këshill të Evropës: Banjska është e vërteta e pakëndshme me të cilën Serbia do të përballet herdokur
Ish-Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian