Burgim i përjetshëm për Jeton e Nexhat Vllasaliun për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të akuzuar për rastin e vrasjes së biznesmenit nga Prishtina, Bedri Rexhepi, janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Kryetarja e trupit gjykues, Medie Bytyqi, ka thënë se ata janë fajtorë për dy vepra penale: vrasje e rëndë dhe dëmtim i varrezave apo kufomave.

Sipas aktakuzës, Jeton Vllasaliu, më 08.04.2021, Bedri Rexhepin e dërgon në fshatin Vllasali, në shtëpinë e të pandehurit Nexhat Vllasaliu, pasi paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij. Gjithnjë sipas aktakuzës, me të arritur te shtëpia e të pandehurit, Jeton Vllasaliu në mënyrë tinëzare e vret Bedri Rexhepin duke menduar që ky i fundit ka shumën e caktuar të parave.

Sipas dosjes së Prokurorisë, pastaj veturën me të cilën Bedri Rexhepi kishte shkuar deri te shtëpia e të akuzuarve, Jeton Vllasaliu e kishte dërguar në arat e fshatit Shushicë, Janjevë. Pastaj, i pandehuri e kishte thirrur në telefon Nexhat Vllasaliun, i cili i kishte dalë në ndihmë, duke e marrë me veturën e tij personale nga vendi ku Jeton Vllasaliu kishte fshehur veturën e të ndjerit.

Me këtë veprim, sipas dosjes së Prokurorisë, Nexhat Vllasaliu kishte ndihmuar në kryerjen e veprës penale. Me këto veprime të njëjtit akuzohen se kanë kryer veprën penale – vrasje e rëndë, si dhe veprën penale – dëmtim i varreve apo kufomave.

Të tjera

Uncategorized

Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino

In questo articolo esploreremo i metodi

Lajme

Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen