Tre qytetarët nga komuna e Podujevës të arrestuar në Merdar janë liruar nga paraburgimi.
Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës. Bulliqi i tha se ka kontaktuar me familjarët e të arrestuarve dhe të njëjtit janë rrugës duke ardhur për në Kosovë.
Polici i rrëmbyer, Beqir Sefa ishte në prag të pensionimit dhe kishte probleme shëndetësore
Lidhur me arrestimin e këtyre 3 qytetarëve është deklaruar edhe dje kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, i cili tha se qytetarët janë ndaluar për 48 orë.
Kurse për motivet e arrestimit të tyre nuk dihet përveçse tha se “po dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit”.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dje konfirmoi arrestimet e reja të kosovarëve në Serbi. MPJD përsëriti apelin për qytetarët e Republikës së Kosovës që të shmangin kalimin nëpër territorin e Serbisë dhe të përdorin rrugë alternative për udhëtim./Botapress.info/