Kosova ka prodhuar kamarierë me bollëk viteve të fundit, për shkak të rritjes së industrisë së gastronomisë. Kërkesa për këta kamarierë ishte aq e madhe sa shumë prej tyre punonin madje edhe me diploma baçelor dhe master. Një simbol është bërë për ta qysh para pesë dekadash, e që si duket ka paraçaktuar fatin e tyre.
Kamarierët punojnë pa kontrata, me vonesa në pagesa dhe trajtohen pa dinjitet ku shumë herë edhe bullizohen për pozitën që kanë.
E këtë e fakton edhe Bujar Imeri I cili u shfaq me një rrëfim ndryshe nga ajo që kemi dëgjuar në Kosovë, ku shpalosi historinë e tij dhe shumë të rinjëve të tjer, duke treguar për atë në çfarë hasin çdo ditë në punë,si shtypet punori nga shefi dhe klientela, duke kaluar çdo normë deri në bullizem, shkruan Botapress.info
Imeri në emisonin ‘Thuhet” ju drejtua të gjithëve publikisht “se po na trajtoni si kafshë”.
Bujari gjithashtu tha se ka nga ata klientela që ju hedhin fytyrës ushqimin dhe jo vetem, ai tha se raste të tjera më kulminante është se fyhen dhe ofendohen me nofka të ndryshme, Bujari ka vendosur që këtë të vërtetë ta shpalos publikisht, duke i japur zë shumë të tjerëve që bullizohen në vendet e tyre të punës./Botapress.info/