Nje standardi te poshter, te ndertuar nder vite nga lvv po i vjen fundit. Fatmiresisht!
Nese nje politikan kalon prej lvv ne ndonje subjekt tjeter, pa nje, pa dy shpallej tradhtar, pa parime dhe i shitur.
Ky ishte definicioni i secilit aktivist ne keto raste.
Mirepo, kjo nuk vlente per ata qe nga subjektet tjera aderonin ne lvv. Ata ne momentin qe fotografoheshin me al-binin u pastroheshin gjynahet, cfaredo qofshin ato.
Por, Doarsa po e zhbene kete standard, sepse shume qytetare po e vleresojne integritetin dhe guximin e saj, ndersa anetaresia e LDK me te madhe e mirepriten kalimin e saj.
Kush po deklarohet kunder Doarses sot?
Ata qe e mirepriten, e i thuren lavde Mimozes, e cila pasi beri gjiro ne gjithe skenen politike, duke shijuar te gjitha pozitat e mundeshme, shkoi e u be shefe e Grupit te lvv.
Po e kritikojne, ata qe ne Grupin e tyre Parlamentar, ne qeverisje ne nivel qendror e lokal, i kane te grumbulluar gjithe ata “politikane” pa parime, qe te gjitha i realizuan me subjektet tjera, e kur e pane qe lvv po vjen ne pushtet iu bashkuan asaj.
Vec kujtojeni Agim Bahtirin, ose edhe rastin kalimit te deputetes se PDK-se nga Ferizaji.
Sot te gjithe ne duhet ta bejme nje dallim, e qe eshte esencial.
Doarsa ka hy ne politike si profesioniste e deshmuar dhe gjate gjithe kesaj kohe e ka mbajte kete nivel, ne secilin rast, ne secilen paraqitje.
Mos te harrojme, faktin kryesor; Doarsa sot, mbi te gjitha u tregua e guximshme dhe parimore. Ajo nga nje grupim politik ne pushtet erdhi u bashkua me LDK-ne ne opozite me vetem 12%.
Per ata qe marrin vesh sado pak, kjo tregon shume!
Pra, momenti kur Doarsa vendosi te bashkohet me LDK-ne dhe ajo cfare ajo perfaqeson ne angazhimin e saj publik, na obligojne ta respektojme.
Kjo i hedhe poshte edhe sulmet e listes ndaj saj, sepse te njejtit kur u larguan nga LDK-ja thane se po largohen per shkak te te bemave te gardes se vjeter, por sot kur LDK ka lider te ri, e te deshmuar ne rrugen e duhur, kauzat e tyre te atehershme kane rene ne uje.
Dhe per fund, levizjet e njerezve te mire dhe kuadrove te deshmuara drejte LDK-se, sic ishte muaj me pare ardhja e profesoreshes Jehona Lushaku, nuk po ndodhin rastesisht!
Nisi me suksesin ne zgjedhjet lokale, po vazhdon me bashkimin e kuadrove te reja e profesionale dhe do te kurorezohet me fitore. Kjo eshte mbi te gjitha, produkt i modelit udheheqes qe perfaqeson kryetari i LDK-se, dr. Lumir Abdixhiku.
Kjo, pervec tjerash eshte edhe nje pergjigjje ndaj atyre qe po tentojne vemendje duke kritikuar kete model te udheheqjes ne LDK.
LDK ne rruge te duhur me kryetar, Lumir Abdixhiku.