Mbretëria e Bashkuar është shprehur “shumë e shqetësuar” për potencialin e Rusisë për të përdorur armë kimike në Ukrainë.
Kështu tha sot, Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss për CNN.
Putini e pranon se sanksionet e Perëndimit kanë ‘krijuar probleme’ për Rusinë
Truss tha se do të ishte një “gabim serioz nga ana e Rusisë, duke theksuar gabimet serioze që janë bërë tashmë nga Putin”.
Komentet e saj vijnë pasi Shtëpia e Bardhë paralajmëroi të mërkurën se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë ose të prodhojë një operacion me “flamur të rremë” që i përdor ato.
“Ne e kemi parë Rusinë të përdorë këto armë më parë në fushat e konfliktit,” vazhdoi Truss, duke i bërë jehonë sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki të mërkurën.