Ambasadori britanik, Neil Holland ka shprehur shqetësim për tensionet e vazhdueshme në katër komunat veriore, si dhe për mbylljet e pakoordinuara të institucioneve që ofrojnë shërbime për komunitetet joshumicë.
Holland e mirëpriti Gerard McGurk si Shef të ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe përgëzoi punën e Misionit në një kontekst të ndërlikuar politik dhe të sigurisë.
“Ne bëjmë thirrje që Serbia të bashkëpunojë plotësisht me përpjekjet për të nxjerrë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për këto akte”, theksoi Holland, duke iu referuar sulmeve ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në vitin 2023, përfshirë incidentin në Banjskë dhe sulmin në kanalin Ibër-Lepenc.
Gjithashtu, ai nënvizoi rëndësinë e përmbushjes së angazhimeve të palëve në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke paralajmëruar se moszbatimi i marrëveshjeve dëmton jetën e qytetarëve dhe stabilitetin rajonal.
Në fund, Holland përgëzoi përparimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit, por shprehu shqetësim për ndikimin politik në media dhe për sigurinë e gazetarëve, duke konfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për aktivitetet e OSBE-së në këtë fushë.
Ai e përmbylli fjalimin duke riafirmuar përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për një Kosovë të pavarur dhe sovrane, si dhe angazhimin për paqen dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë rolet e Dame Karen Pierce dhe organizimin e Samitit të Procesit të Berlinit në Londër këtë vjeshtë.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen