Sekretari i Transportit Grant Shapps ka bërë të ditur se do të jetë një “vepër penale” për çdo avion rus që do të hyjë në hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar.
Qeveria “mund t’i ndalojë këta avionë”, shkroi ai në Twitter.Shapps është zotuar se do të “ndalojë miqtë e Putinit që të vazhdojnë të jetojnë normalisht teksa mijëra njerëz të pafajshëm vdesin”.
Në një letër drejtuar “të gjitha aeroporteve dhe fushave ajrore në Mbretërinë e Bashkuar”, ai tha se rregullat e reja zbatohen për “avionët e regjistruar në Rusi”; aeroplanë “në pronësi, operim ose qira të një individi të caktuar në lidhje me sanksionet e aviacionit sipas legjislacionit”; dhe një avion “në pronësi, operim ose qira nga persona të lidhur me Rusinë (siç përcaktohet në legjislacion)”./Botapress.info/