Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, ka vazhduar kritikat ndaj ndërmarrjes “Pastrimi”.
Ai ka kërkuar nga kjo ndërmarrje që ta kryej punën për çka është kontraktuar.
Në të kundërtën, ai ka paralajmëruar masa ndaj kompanisë.
“Ne po kërkojmë pastërtinë e qytetit, ndërmarrja publike pastrimi është e vetmja për momentin e cila ofron këtë shërbim për qytetarët, dhe në masë të duhur nuk po mbërrin assesi ta ofrojnë shërbimin për të cilën ajo tani më është e kontraktuar. Kjo ka qenë e vetmja kërkesë e jona ndaj kësaj ndërmarrjes. Fatkeqësisht javëve të fundit as për së afërmi nuk është duke e realizuar, kjo ka qenë arsyeja që kemi pasur edhe disa shkrime mes njërit tjetrit edhe në rrjetet sociale. Kërkesa jonë ka qenë natyrisht që ndërmarrja pastrimi të filloj më shpërndarjen e kontejnerëve të cilët që nga fundi i nëntorit po presin shpërndarjen e tyre, që në numerikisht janë 2 mijë e 500, ne e kemi pritur që ndërmarrjes pastrimi që tanimë vetëm se ia kemi dhënë për shfrytëzim gjashtë kamion të rijnë që të nxjerrin qysh në ditën e nesërme së paku në punë, gjë e cila akoma nuk ka ndodhur”, ka thënë Brestovci për EO.
Sipas tij, nëse nuk kryhet punët siç duhet komuna është e detyruar të veproi.
“Nuk shohim ndonjë përmirësim të gjendjes aktuale në terren ne nuk shohim punëtorët fizik të cilët dalin së paku në lokacionet që kanë grumbullim të mbeturinave jashtë kontejnerëve që të merren me pastrimin e atyre lokacionet që aty mbeturinat së paku ti fusin në thashë dhe të lejnë në gjendje më të mirë deri sa të mbërrijnë kamioni me ardhur për të marrë. Është interesim tejet i ulët dhe kjo të qon në faktin që diçka nuk po shkon në rregull. Thirrja që do të bëja është që për herë të fundit ndërmarrjes t’i them të zgjohen nga amullia në të cilën ka rënë që të përveshet punës dhe të ofroj shërbimin të cilët kërkohen nga ai dhe që me të vërtetë të mos detyrohemi të marrim masa përtej atyre që do të duhej të marrim ditëve në vijim”, ka thënë Brestovci.