Boston Celtics ka mundur me rezultat të thellë 107:89 Dallas Mavericks në ndeshjen e parë të serisë së finaleve të NBA.
Skuadra vendase kaloi në epërsi 37:20 pas çerekut të parë, dhe ndeshja ishte e njëanshme që në fillim.
Boston u udhëhoq drejt fitores nga Jaylen Brown me 22 pikë, Kristaps Porzingis, i cili u rikthye pas një dëmtimi prej një muaji, me 20 pikë dhe Jayson Tatum me 16 asistime.
Vëmendje të madhe në tribuna tërhoqi edhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i cili u shfaq në TD Garden dhe brohoriste për Celtics, për të cilët kishte veshur edhe xhupin e tyre.
Ndeshja e radhës e serisë finale luhet natën mes të dielës dhe të hënës, sërish në Boston.
Celtics kanë ndjekur titullin e tyre të parë që nga viti 2008, dhe një titull i ri i mundshëm do të ishte i 18-ti në histori, gjë që do t’i bënte ata përsëri rekordmen, duke marrë parasysh se aktualisht janë të barabartë me Los Angeles Lakers me nga 17 tituj secili.
Nga ana tjetër, Mavericks, të udhëhequr nga slloveni i madh Luka Doncic, janë në kërkim të titullit të dytë të NBA-së në historinë e tyre pasi Dirk Noëitzki i udhëhoqi ata në të parin në vitin 2011.



Të tjera
Aktuale
Dosja e Prokurorisë ndaj dy zyrtarëve të Suharekës: Buxheti i komunës u dëmtua afro 7 mijë euro
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur
Aktuale
Limaj: Duhet të mblidhen dy apo tre grupime të fuqishme opozitare për ta bërë ndryshimin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj
Aktuale
Në Prizren, një grua gjendet pa shenja jete
Policia e Kosovës ka njoftuar se