Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një letre që ia ka dërguar një eurodeputeti në emër të Komisionit Evropian, shkruan lajmi.net.
“BE-ja vazhdimisht u ka kujtuar institucioneve të Kosovës që të zbatojnë me shpejtësi dhe plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e tokës në Manastirin e Deçanit, pa vonesa të mëtejshme. Themelimi i Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe është rënë dakord nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia, në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Marrëveshja është ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës dhe Kosova duhet ta përmbushë obligimin e saj ligjor dhe ta zbatojë atë pa vonesa”, thuhet ndër të tjera në letër.
Borrell ka thënë se i kushton vëmendje të posaçme respektimit të të drejtave të komuniteteve jo-shumicë.Ai ka kërkuar që të zbatohet edhe vendimi për Manastirin e Deçanit “me shpejtësi”.
“BE-ja vazhdimisht u ka kujtuar institucioneve të Kosovës që të zbatojnë me shpejtësi dhe plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e tokës në Manastirin e Deçanit, pa vonesa të mëtejshme”, thuhet ndër të tjera në letër. /Botapress.info/