Në dasmën madhështore të Arbër Hajdarit dhe partneres së tij, Vlera ka marrë pjesë dhe çifti më i komentuar i momentit, Bora Zemani dhe Donald Veshaj.
Nga videot e publikuara, vihet re se aktori i humorit dhe moderatorja janë argëtuar pa fund në ceremoninë me shumë të ftuar VIP.
Gjashtë persona rrihen mes vete në Prishtinë, përfundojnë në QKUK
Në një moment, ata shihen duke kërcyer ndërsa janë të përqafuar me njëri-tjetrin. Sakaq, kujtojmë që disa çaste para dasmës, Arbëri i dedikoi disa fjalë prekëse partneres së tij.
“E dashur Vlera, zemra ime! Sonte po kurorëzojmë dashurinë tonë prej 5 vitesh, në martesë. Lus Zotin të kemi jetë të lumtur!”/Botapress.info/