Gazetari Vehbi Kajtazi ka paralajmëruar zgjedhje të reja në Kosovë, pas zhvillimeve të fundit në vend.
Këtë paralajmërim, Kajtazi e ka dhënë përmes një postimi në Twitter.
“Bonu gati për zgjedhje të reja!”, ka shkruar Kajtazi.
Postimi i tij vjen një ditë pas intervistës së Emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, i cili deklaroi se i kanë kërkuar Qeverisë Kurti që ta shtyejë afatin për targat për 10 muaj, por që s’ka marrë zotim nga Kurti.
Ai foli edhe për marrëveshjen finale, derisa tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin plotësisht propozimin franko-gjerman.
Escobar deklaroi edhe se ka disa modele evropiane për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se për këto modele ka diskutuar edhe në takimin e djeshëm me Presidenten Vjosa Osmani.
Ndërkohë, sot “Nacionale” dhe “Koha”, duke publikuar pika nga draft-propozimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe
Drafti është i ndarë në katër pjesë kryesore. Në pjesën e parë janë dhënë përkufizimet e përgjithshme, në pjesën e dytë objektivat e Asociacionit, në pjesën e tretë është draftuar struktura e Asociacionit dhe në pjesën e fundit të raportit është hartuar raporti i Asociacionit më institucionet e Republikës së Kosovës.
Në këto katër pjesë të këtij draft-dokumenti janë gjithsejtë 17 nene.