Boksierja italiane, Angela Carini është tërhequr nga lufta e saj kundër Imane Khelif vetëm disa sekonda pas ndeshjes olimpike, në mes të një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme mbi pranueshmërinë e algjerianes për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Khelif u shpall fitues i ndeshjes pasi Carini e braktisi meçin e tyre pas vetëm 46 sekondash, pasi italiania u godit dy herë nga algjeriania në raundin e parë të peshave të lehta për femra në Paris.
Algjeriania goditi fortë me dorë të djathtë dhe më pas ishte gati për të goditur një sërë grushtash ndaj italianes, me Carinin që ngriti dorën dhe kontrolloi mbulesën e kokës nga këndi i saj.
Pasi foli shkurt me trajnerët e saj, ajo u kthye për të luftuar dhe u kap menjëherë nga dora e djathtë nga Khelif, duke bërë që Carini pastaj të ngrit përsëri dorezën për t’u tërhequr nga lufta.
Italiania më vonë ra në gjunjë e përlotur pasi gjyqtari ngriti dorën e Khelif në shpalljen zyrtare të rezultatit.
Algjeriania shkoi për të përqafuar dy herë italianen, por u refuzua, me Carinin që nuk pranoi t’i jepte dorën kundërshtares së saj.
Ndryshe, pjesëmarrja e Khelif në Lojëra Olimpike ka rezultuar e diskutueshme, me algjerianen e skualifikuar nga Kampionatin Botëror vitin e kaluar për dështimin e testeve të përshtatshmërisë gjinore.
Reuters raporton se Khelif u skualifikua disa orë përpara ndeshjes së saj për medaljen e artë në Kampionatin Botëror të femrave në Nju Delhi vitin e kaluar pasi ajo nuk arriti të përmbushte kriteret e pranimit të Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit (IBA).
Në atë kohë, presidenti i IBA, Umar Kremlev, i tha agjencisë ruse të lajmeve TASS se boksierja kishte “kromozome XY”.
Kampionati Botëror u organizua nga IBA, e cila nuk është më një federatë e njohur nga IOC.
Gara e boksit në Lojërat Olimpike 2024 po organizohet nga një organ tjetër ad-hoc, Njësia e Boksit në Paris (PBU), e cila miratoi kërkesën që Khelif të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.
Edhe kampionia e dyfishtë botërore, Lin Yu-ting, e cila nuk arriti të përmbushte kriteret e pranueshmërisë, u lejua gjithashtu të garoj nga PBU në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.
Të tjera
Lajme Opinione
Skender Karaçica: Libri i historisë për klasën e shtatë në Maqedoninë e Veriut,me fyerje të rënda kundër kombit shqiptar në hapësirën etnike
Në vend të reagimit Në
Lajme Opinione
Fatmir Bajraj:Bllokimi i “ores së demokracisë”, axhendë e Kurtit !
Debllokimi i kësaj ORE, që presupozon
Aktuale
Dyshohet për dhunim të një të miture, ky është burri 50-vjeçar që u arrestua në Gjakovë
Një rast i rëndë i dhunimit