Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka lansuar sot programin për të aplikuar për subvencionim e teksteve shkollore, por nuk ka vonuar shumë dhe platforma është bllokuar.
Në platformën E-Kosova pak kohë pas publikimit të linkut nuk ka qenë e mundur qasja për ta aplikuar për subvencionim.
Hapet platforma për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore
Kësisoj prindërit e kanë pasur të pamundur të aplikojnë.MASHT-i ka bërë të ditur se do të ndajë nga 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në të 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.