Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot në orën 14:30 do të dorëzojë lëndë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, shkruan Express.
Nga Zyra për Media e kësaj partie s’kanë dhënë ndonjë detaj më tej lidhur me këtë lëndë, derisa ky veprim i partisë që drejton Abdixhiku vjen pasi as aktgjykimi i fundit i kushtetueses nuk po e zgjidh bllokadën politike dhe LVV po vazhdon me avazin e vjetër.
“Sot, në orën 14:30, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon lëndë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Për detaje ju ftojmë ta përcjellni këtë ngjarje”, thuhet në njoftim për media.
Dje në Gjykatë Kushtetuese ka deponuar lëndë edhe Partia Demokratike e Kosovës, duke parashtruar katër pyetje lidhur me seancën konstituive.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në