Presidenca e Kosovës ka thënë se presidentja Vjosa Osmani që nga 16 prill ka pasur gatishmëri që të presë liderët e partive politike.
Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësi për media në Presidencë, Bekim Kupina, ka thënë se deri më tash nuk ka pasur asnjë kërkesë.
Por, tutje thuhet se meqë disa kanë kërkuar që presidentja ta bëjë, këtë, Osmani do të kontaktojë së shpejti me partitë politike
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osnani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, thuhet në përgjigje



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen