Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetin social TikTok ka përlotur mijëra ndjekës.
Në pamjet e publikuara nga fansat, shfaqet motra e Gjestit, Blerina, në një gjendje mjaft të rëndë emocionale.
Blerina shihet me lot në sy teksa dëgjon dhe këndon vargjet e këngës më të re të vëllait të saj.
Ky projekt muzikor nuk është thjesht një këngë, por një dedikim i ndjerë që Gjesti ka realizuar për vëllanë e tyre, Eldionin, i cili u nda nga jeta në rrethana tragjike në fund të shtatorit të vitit që lamë pas.
Reagimi i saj ka prekur zemrat e opinionit publik, duke kujtuar edhe një herë humbjen e rëndë që pësoi familja e tyre
Ndjekësit kanë shpërthyer në komente mbështetëse për Blerinën dhe Gjestin, duke vlerësuar forcën e tyre për të shndërruar dhimbjen në art dhe për të kujtuar vëllanë e tyre përmes muzikës.



Të tjera
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore
Aktuale
KEDS tregon cilat zona mbesin pa rrymë nesër për shkak të punimeve
KEDS ka njoftuar për “punime
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe