Brendi i njohur i modës “Bukur”, i themeluar nga stilistja e suksesshme Blerina Kllokoqi-Rugova, është përzgjedhur për të dizajnuar uniformat e reja të Ushtrisë së Republikës së Kosovës.
Ky është një hap i rëndësishëm për industrinë vendase të modës, shkruan Indeksonline.
Blerina Kllokoqi-Rugova, e njohur për dizajnet e saj elegante dhe inovative, ka shprehur emocionet e saj për këtë arritje.
“Me krenari ju njoftojmë se brendi “Bukur” është përzgjedhur që t’i dizajnojë uniformat e Ushtrisë së Republikës së Kosovës që për ne si brend është një nder shumë i madh dhe një arritje historike” tha ajo.