Gazetari Blendi Fevziu, nëpërmjet një postimi në median e tij sociale “Instagram” ka ndarë një video ku tregon për gjetjen e dosjes së sigurimit të Shtetit Shqiptar në të cilën shkruhet se si është përgjuar i ndjeri Ibrahim Rugova për 20 vjet.
LEXO EDHE KETE
Shala: Rrahman Jasharaj është njeriu më i ndershëm që e kam njohur ndonjëherë
Fevziu thotë së lideri historik ishte përgjuar edhe përgjatë dy vizitave të tij që kishte realizuar në Shqipëri.
“Në Arkivat e Sigurimit te shtetit gjendet dosja me dokumentet se si për 20 vjet Sigurimi i Shtetit komunist përgjoi Ibrahim Rugovën në Kosove dhe në dy vizitat ne Shqipëri”, ka shkruar Blendi Fevziu.
Sipas tij, dosja e marrë nga ai është një dosje ndjekjeje e periudhës 1980-1984.
Më shumë detaje do të jepen gjatë javëve në vijim kur të zhvillohet emisioni në lidhje me temën.
Shpesh është shkruar se vizita e Rugovës në ato vite kaloi një sërë peripecish,
Ai së bashku me delegacionin kontrolloheshin shumë më tepër se të huajt, duke i survejuar në çdo moment për të gjitha lëvizjet e tyre nëpër Shqipëri.
Por, jo vetëm kaq, në dosje shënuar dhe analizuar çdo fjalë, veprim, shprehje e mendim i tyre.