Një ngjarje tragjike është raportuar të dielën në Bosnjë dhe Hercegovinë.Biznesmeni i njohur në Bosnjë e Hercegovinë, Salko Xhananoviç, është vetëvrarë duke qëlluar veten në banesën e tij të dielën pasdite.
Siç njoftuan autoritetet boshnjake, vetëvrasja ka ndodhur në qytetin e Zenicës.
https://botapress.info/gjuha-nuk-eshte-e-nevojshme-gjiganti-gjerman-ka-nevoje-per-25-mije-punetore/
Xhananoviç ka qenë në një gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një sëmundjeje nga e cila vuante prej kohësh dhe së fundi ai shiti gjithçka që kishte nga Hotel Zenica, Qendra Tregtare Xhananoviq dhe shumicën e aksioneve në kompaninë e tij, Bingo.
Ai ishte një nga biznesmenët më të suksesshëm të Bosnjës./Botapress.info/