Nesër hyrjet kryesore të Prishtinës do të mbyllen për dy orë nga bizneset në shenjë proteste kundër liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, që pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor.
Oda Ekonomike e Kosovës njofton se protesta paqësore do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe se bllokimi do të prekë hyrjet kryesore të qytetit.
Hyrja nga Veterniku dhe Gjilani, përfshirë hyrjen nga Albi Mall e poshtë Veternikut, duke bllokuar aksesin nga Ferizaj, Gjilan dhe Aeroporti.
Hyrja nga Fushë-Kosova dhe Mitrovica, duke bllokuar hyrjen nga rrethi i Madh te Lakrishtja (Dukagjini Tower).
Hyrja nga Podujeva në lagjen Vranjevc, te ish-Humanisti dhe udhëkryqi pranë bankës Raiffeisen, duke bllokuar hyrjet dhe daljet nga Podujeva dhe lëvizjet nga Dragodani drejt Shkabaj/Orlloviq.
Automjetet e kompanive të prekura nga vendimi për liberalizim do të vendosen në rrugë për të bllokuar trafikun.
Oda Ekonomike paralajmëron se nëse kërkesat nuk plotësohen, protestat do të vazhdojnë me kohëzgjatje deri në 4 orë dhe me bllokim të plotë të hyrjeve në Prishtinë.
“Në mungesë të reagimit institucional: protesta do të vazhdojë çdo ditë, gjatë gjithë ditës, deri në reflektim dhe veprim konkret nga institucionet përgjegjëse”, thuhet në njoftim.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk ka dhënë shpjegime për ndikimin e liberalizimit në tarifat e energjisë për konsumatorët me qarkullim mbi 10 milionë euro ose me mbi 50 punëtorë. Por Oda Ekonomike paralajmëron se në tregun e lirë ofertat janë deri në 200% më të shtrenjta.



Të tjera
Uncategorized
Metier Weddenschap En Early Selection Madison Casino • BE Register & Win
Mega gokcasino netwerk antioftalmische factor massieve
Uncategorized
Gamey Natural Selection Astatine JL77 Gambling Casino New Zealand Claim Free Spins Guts Online Casino
Pros and bunco game of DreamPH
Uncategorized
Slot Czasowy Urok Kasyno Hazardowe region europejski Claim Free Spins https://pl-sapphirebet.com
Jak długo przewidująco ćwiczyć wspinać się