Pas aksionit të zhvilluar mbrëmë në Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë dhe Istog, janë zbuluar detaje të reja lidhur me operacionin e madh kundër lojërave të fatit.
Ngjarja lidhet me një hetim të gjerë të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.
Siç mëson Sinjali, gjatë operacionit janë arrestuar gjithsej 21 persona, të dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Të arrestuarit janë:
Dardan Sahiti (34 vjeç), Arbër Berani (37 vjeç), Fahredin Mujka (55 vjeç), Andi Maxhuni (23 vjeç), Flamur Sahiti (36 vjeç), Bujar Muli (41 vjeç), Xhevat Syla (52 vjeç), Besim Islami (53 vjeç), Raif Sylaj (41 vjeç), Albert Miftari (29 vjeç), Shaban Ahmeti (46 vjeç), Nexhat Maloku (54 vjeç), Behxhet Syla (44 vjeç), Arsim Islami (51 vjeç), Fisnik Deberlluka (48 vjeç), Mensur Selmani (36 vjeç), Blerim Berisha (42 vjeç), Daut Maloku (30 vjeç), Nexhmedin Haziri (49 vjeç), Atdhe Rexhepi (49 vjeç) dhe Bahtir Maxhuni (52 vjeç).
Operacioni është realizuar pas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku janë kontrolluar 22 lokacione, përfshirë lokale dhe banesa të të dyshuarve.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar
- rreth 170,000 euro para të gatshme
- 5 vetura
- telefona celularë dhe pajisje të tjera
- 2 armë zjarri (pistoleta)
Disa nga të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë ushtrimit të veprimtarisë ilegale.
Lidhur me armët, njëri nga të dyshuarit, Bahtir Maxhuni ka pranuar pronësinë, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet janë duke vazhduar nën dyshimet për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në