Zvkryeministri Besnik Bislimi ka thënë se sot është ditë e rëndësishme evropiane për vendin tonë.
Kështu u shpreh ai sonte pasi Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian janë dakorduar mbi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.
Sondazhi i fundit: VV nën 40%, partitë opozitare shënojnë rritje
“Dakordimi, i cili do të kalojë në hapat e mëtejshëm procedurial para hyrjes në fuqi, do t’u mundësojë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të udhëtojnë drejt BE-së pa viza, më së largu me 1 janar 2024, për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh brenda çdo periudhe 180 ditore.
Liberalizimi i vizave është një arritje në integrimin evropian të Kosovës. Kjo është një ditë e rëndësishme evropiane për vendin tonë, pas edhe nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në BE.
Falenderoj Presidencën Çeke të Këshillit të BE-së, për përkushtimin gjatë presidencës së tyre në këtë proces. Gjithashtu dhe grupin parlamentar të social-demokratëve, të cilët mirëpritën dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE”, shkruan ai.