Këshilltari i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Kreshnik Çollaku, ka zbuluar detaje nga biseda që zhvilloi Donald Trump me Edi Ramën dhe Osmanin.
Çollaku pohoi se tre liderët kanë folur për gjyqin që po zhvillohet në Hagë ndaj krerëve të UÇK.
“Unë konfirmoj se biseda private ka qenë lidhur me drejtuesit e UÇK-së në Hagë. Janë diskutuar tema sensitive dhe të rëndësishme. Mendoj që nuk është koha për t’i bërë publike të gjitha. Presidentja do i bëjë publike në një moment të dytë, për të mos lënduar proceset”, tha Çollaku.
“Janë diskutuar në mënyrë specifike disa çështje, të cilat në një moment tjetër mund të bëhen publike”, shtoi Çollaku.
Sipas tij, “Trump është një President i paparashikueshëm, kështu që mund të kemi surpriza positive”.
“Osmani sot ka patur në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Nesër parashikojmë takime në nivele të tjera të rëndësishme politike dhe do të ketë lajme shumë të mira”, u shpreh Çollaku. /A2cnn



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen